Ju gjet armë në shtëpi, 44 vjeçari përfundon pas hekurave pasi dhunoi bashkëjetuesen

Policia e Tiranës ka arrestuar një 44 vjeçar i cili  ushtronte dhunë fizike dhe psikoligjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë  i shtetasit Sh. K., 44 vjeç, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Dhuna në familje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 5.04.2021 10:01