Probleme për PSG-në në prag ndeshjen me Bayernin, pas Verratit edhe Florenzi del pozitiv me Covid-19

Pas Marco Verratit, te PSG-ja pozitiv me Covid-19 ka rezultaur edhe një një tjetër Italian, Florenzi.

Të dy lojtarët ishin të grumbulluar në Kombëtaren, e cila duket ka qenë një vatër për të gjithë lojtarët e thirrur.

Frika shtohet edhe tek ekipet e tjera që kanë në përbërje lojtarët të cilat ishin me kombëtaren “Axurre”.

Për PSG ky nuk është aspak një lajm i mirë, pasi pas vetëm 2 ditësh do luhet ndeshja e parë e fazës cerek finale në Champions përballë një kundërshtari shumë të fortë si Bayern Munchen.

Mbrojtësi Italian momentalisht është në izolim. /albeu.com/


Shtuar 5.04.2021 10:01