Nuk ka vend për dyshime, Zidane do të zëvendësojë Pochettinon

Nuk ka shumë për të diskutuar, Zinedine Zidane do të jetë njeriu në krye të një prej skuadrave më të shtrenjta në futbollin botëror duke filluar nga vera e ardhshme, kur do të zbarkojë në Paris për të marrë drejtimin e PSG-së.

Ish-trajneri i Real Madridit dhe i vetmi trajner që ka fituar tre Liga të Kampionëve radhazi, tani do të provojë fatin te skuadra milionere franceze, të cilës do t’i bashkohet pas një viti pushimi dhe do të zëvendësojë Mauricio Pochettino, i cili do të përpiqet të përfundojë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Çelësi që Zizou të kishte pranuar pozicionin ka qenë vazhdimësia e mundshme e Mbappe, dhe disa nënshkrime që do t’i kishin premtuar atij si Paul Pogba. Ai që ishte trajneri më i suksesshëm i klubit Chamartín, do të rikthehet në vendlindjen e tij për të bërë histori me PSG-në përpara se të shkojë në pankinën e skuadrës franceze, hapi i radhës në karrierën e tij.

Marrëveshja është mbyllur. Ai do të nënshkruajë një kontratë për tre sezone dhe do të ketë një pagë prej 10 milionë euro neto në vit.


Shtuar 5.03.2022 20:51