Nuk ka udhëtuar me Juventusin në SHBA, Arthur drejt kalimit në Premier League

Mefushori brazilian Arthur nuk ka udhëtuar me Juvenusin për turin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në këto ditë drejtuesit e “bardhezinjve” po punojnë për t’i gjetur një destinacion të ri.

Sipas Daily Express, një zgjidhje duket se po mundësohet në Premier League.

Të lidhura

None found

Juventusi dhe Arsenali janë duke negociuar huazimin e lojtarit për sezonin e ardhshëm, ku në tavolin është edhe mundësia e një  blerje të mundshme.

“Topçinjtë” preferojnë ta kenë opsionale mundësinë e blerjes ndërsa klubi italian preferon ta ketë me detyrim.

Në këtë mes futet edhe dëshira e lojtarit i cili me kenaqësi do të transferohej në Angli./albeu.com


Shtuar 25.07.2022 12:00