VIDEO / Nuk ishte plotësisht faji i Lautaros, skena shokuese se si toka lëvizi për ta çorientuar argjentinasin

Janë publikuar pamje tronditëse të huqjes së penalltisë nga Lautaro Martinez, me çka edhe Interi u eliminua nga Liga e Kampionëve prej Atletico Madridit.

Atletico Madrid dhe Inter Milan luajtën një ndeshje klasike të Ligës së Kampionëve të mërkurën në ndeshjen e dytë të raundit të së tetës së finales.

Skuadra spanjolle e fitoi takimin me rezultat 2-1 në kohën e rregullt, duke barazuar rezultatin e përgjithshëm në 2-2 dhe duke e çuar ndeshjen në kohën shtesë.

Asnjëra nga skuadrat nuk mundi të gjente golin gjatë 30 minutave shtesë dhe Atletico përfundimisht fitoi 3-2 në penallti.

Penalltia e Martinez ishte veçanërisht e dobët, por tani janë shfaqur pamjet që sugjerojnë se nuk ishte tërësisht faji i tij.

Pamjet nga TNT Sports Brasil tregojnë se terreni rreth pikës së penalltisë nuk ishte stabil, vendin që u ngrit kur Martinez ishte pothuajse duke e goditur topin.

Me lëvizjen e vendit, sulmuesi argjentinas e kishte të pamundur ta kontrollonte situatën dhe topi përfundoi mbi traversë, duke bërë që Interi të eliminohej. /Telegrafi/