Gjesti i Ronaldos kur largoi Coca-Colan nga tavolina bëri bujë në të gjithë botën.
Kjo pasoi me Pogban i cili gjithashtu largoi birrën nga tryeza pas fitores ndaj Gjermanisë, shkruan Albeu.com.
Megjithatë, këtë gjest më parë e kishte kryer futbollisti shqiptar, Shkodran Mustafi në vitin 2015 gjatë kohës kur luante për Valencian.
Mustafi është mysliman dhe feja islame e ka të ndaluar alkolin. /albeu.com/