Kombëtarja e Italisë ka mposhtur Anglinë pas ekzekutimit të penalltive.
Pas triumfit trajneri italian Roberto Mancini është shprehur shumë i lumtur me sukesesin që e arritën.
“Futbollistët e mi ishin të mahnitshëm, nuk kam fjalë për ta, kjo është një skuadër e mrekullueshme”, tha fillimisht ai.
“Kjo ndeshje ishte shumë e vështirë, sidomos pas golit të hershëm që pësuam, por nga momenti i goli ne filluam dominimin, dhe në fund fituam, duhet të kesh pak fat në goditjet e penalltive dhe më vjen keq edhe për Anglinë pasi edhe ata zhvilluan një turne të shkëlqyeshëm”, shtoi ai.
“Një sukses i tillë ishte e pamundur të mendohet para një kohe, por djemtë e arritën këtë ata ishin thjesht fantastik”, përfundoi Roberto Mancini.