Aksident tragjik në Prizren: Vdes 23 vjeçari, në gjendje të rëndë i vëllai

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Prizren, ku një person ka ndërruar jetë teksa vëllai i tij ka mbetur i plagosur rëndë.

Mjeti drejtohej nga 23-vjeçari i cili ka humbur drejtimin dhe është përplasur me një mur. Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit Vesel Gashi.

Ai ka thënë se viktima ishte dërguar për trajtim në Qendrën Emergjente në Prizren, por nuk kishte arritur t’i mbijetonte plagëve të marra nga ky aksident.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekspertizë në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Policia po i vazhdon hetimet për të zbardhur rastin e aksidentit.

Shtuar 12.07.2021 09:32