Rudi Garcia largohet nga drejtimi i Lyon pas 3 sezonesh. 57-vjeçari dha dorëheqjen menjherë pas humbjes 2-3 nga Nice në sfidën e fundit të kampionatit, që i hoqi të drejtën Lyonit për t’u kualifikuar në Champions League.
Garcia deklaroi se i vjen shumë keq dhe ndihet i zhgënjyer, pasi po largohet nga ekipi pa arritur objektivin për kualifikimin e skuadrës në Champions League për sezonin e ardhshëm. Ai theksoi se nuk mund të vazhdojë të punojë me kushte dhe se aventura e tij me klubin francez mbyllet këtu dhe se nuk ka kthim pas.