Italia dhe Spanja kanë luajtur barazuar në kohën e rregullt dhe vazhdime (1-1) në gjysmëfinalen e Euro 2020, ndërsa penalltitë zgjodhën fituesin, që dolën të jenë italianët me rezultat 4-2.
Federico Chiesa shënoi për Italinë, ndërsa Alvaro Morata barazoi shifrat për Spanjën.
Pikërisht Chiesa ishte lojtari më i mirë në ndeshje me notën 7.6.
Te Spanja më i miri ishte Dani Olmo, që u vlerësua me notën 7.4.
Më i dobëti në fushë nga të dy skuadrat doli të jetë Nico Barella me notën 6.3.
Italia kalon në finale dhe pret fituesin e ndeshjes Angli – Danimarkës.
Notat e lojtarëve të Italisë dhe Spanjës