Raul Jimenez është rikthyer në fushën e lojës pas një dëmtimi brutal që i rrezikoi jetën një vit më parë.
Meksikani mori një frakturë të frikshme në kafkë kur jeta e tij ndodhej në rrezik. Dje ai është rikthyer në fushën e lojës duke luajtur titullar ndaj Everton-it dhe duke shënuar golin e dytë.
Në minutën e 32’ Raul Jimenez shënoi një gol shumë të bukur duke kaluar topin sipër portierit pas një gabimi që mbrojtja e Everton-it bëri. Për herë të fundit Jimenez kishte shënuar në tetor të vitit 2020./H.LL/albeu.com