Haga pret vendimin për ish-krerët e UÇK-së, në seancë zyrtarë, familjarë e diplomatë

Vëmendja është përqendruar në Hagë, ku të mërkurën pritet të shpallet vendimi i shkallës së parë për rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Të lidhura

None found

Pas një procesi gjyqësor që zgjati disa vjet, verdikti i trupit gjykues pritet të ndiqet me interes të madh në Kosovë, në Hagë dhe më gjerë.

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se në seancë pritet të jenë zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, si dhe Ministri për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, e konfirmoi këtë informacion për RTK-në. Sipas të dhënave, Konjufca dhe Hoti do ta ndjekin shpalljen e vendimit nga galeria e Dhomave të Specializuara.

Ndërkohë, në Hagë kanë mbërritur familjarë të të akuzuarve, së bashku me qytetarë të shumtë nga Kosova dhe diaspora. Ata pritet të marrin pjesë në tubimin e paralajmëruar për nesër, si dhe të jenë të pranishëm në ditën e shpalljes së verdiktit.

Interesimi për seancën është i madh edhe nga përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar. Një numër i konsiderueshëm diplomatësh pritet ta ndjekin nga afër procesin të mërkurën.

Në Hagë kanë shkuar gjithashtu gazetarë dhe ekipe televizive nga Kosova e vende të tjera, të cilat do të raportojnë drejtpërdrejt për momentin e shpalljes së vendimit.

RTK-ja do ta mbulojë zhvillimin nga afër, si brenda, ashtu edhe jashtë objektit të Gjykatës Speciale, përmes ekipeve të saj që do t’i përcjellin publikut situatën dhe atmosferën në Hagë.

Kryeqyteti holandez pritet kështu të jetë në qendër të vëmendjes, pasi të mërkurën mund të shënohet një nga momentet më të rëndësishme të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.


Shtuar 14.09.2026 16:12

sultanbeyli escortiptvstarzbetcratosroyalbetjojobetromabetcasibomcasibomjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetCratosroyalbetPusulabetHoliganbetHoliganbetJojobetvize başvurumarsbahisroyalbetgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişsahabetligobetcasinofaststarzbetjojobetroketbet girişslot siteleriJojobetJojobetroketbetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisMarsbahisMarsbahis GirişBahsegelMarsbahisCasino welcome bonus