Një tjetër yll kuqezi do të luajë në Serie A

Stiven Shpendi është sulmuesi i talentuar i të rinjve kuqezi, që i bashkohet kolonisë shqiptare në Seria A.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare U-21, i cili shënoi 13 gola me Cesena-n në Serie C, duke e ndihmuar klubin të siguronte ngjitjen një kategori më lart, ka hedhur firmën në kontrat me klubin e Empolit.

Empoli ka depozituar 2.2 milionë euro në arkat e Cesena-s për djaloshin 20-vjeçar të lindur në Ancona, i cili do të punojë për të lënë gjurmë në klub njëjtë si Asllani, Bajrami apo Hysaj.

Shpendi ka kryer vizitat mjekësore pasditen e djeshme, ndërsa Empoli ka fituar garën e fortë me Pisa-n, duke i ofruar talentit kuqezi një kontratë deri në vitin 2026, ndërsa Cesena do të mbajë 30% të kartonit.

Bomberi i ri me Shpresat e Shqipërisë është aktivizuar në pesë takime, duke shënuar dy gola. Për sulmuesin pati interes edhe nga Juventusi e Sassuolo.


Shtuar 6.08.2023 19:32