Një tjetër ekip anglez kërkon shërbimet e Coutinho

Sipas AS, përveç Arsenalit dhe Tottenhamit, Everton i ka kërkuar edhe Barcelonës informacione rreth brazilianite Coutinho.

Everton tregohet i gatshëm për të blerë lojtarin e Barcelonës i cili ka një kontratë deri në vitin 2023 me spanjollët.

Coutinho ka një periudhë të gjatë që nuk është në formën e tij më të mirë dhe për këtë gjë ai nuk është më pjesë e planeve të Xavit./h.ll/albeu.com


Shtuar 25.12.2021 20:37