Një tërmet në futboll: Amerikani shumë i pasur shet aksionet e klubit të Serisë A dhe blen Chelsea?

“Sky” britanik sjell informacione se kampioni i Europës, Chelsea, së shpejti mund të marrë një pronar të ri.

Miliarderi rus Roman Abramovich dëshiron të shesë klubin londinez dhe pronari i ri mazhoritar i Atalantës, Stephen Paljuka, ka thënë hapur se ka një dëshirë të madhe për ta blerë klubin nga “Stamford Bridge”.

Madje në këto synime ai shkon aq larg sa është gati të ulë pjesën e tij në Atalanta (aktualisht 55%) dhe t’i përkushtohet sa më shumë projektit të “bluve”.

Paljuka është gjithashtu një bashkëpronar i Boston Celtics dhe familja e tij emigroi në Shtetet e Bashkuara nga Italia gjatë viteve 1920. /albeu.com/

Steve Paluca Breaks Silence On Chelsea Offer And Promises World-class Refurbishment Of Stamford Bridge


Shtuar 12.04.2022 17:42