Një rinovim që ka vlerën e një transferimi, Joao Cancelo zgjat kontratën

Manchester City ka gjetur gjuhën e përbashkët me anësorin portugez, Cancelo.

Të dyja palët kanë rënë dakort për të zgjatur kontratën së bashku pa asnjë mundim apo problem. Cancelo është shumë i qartë me të ardhmen e tij të cilën e sheh vetëm te ‘Qytetarët’.

Kështu, ai ka rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2027-të. Gjithashtu Cancelo ka shprehur dhe dashurinë e tij për klubin.

“Më pëlqen të jem në këtë klub. Stafi është fantastik dhe unë ndjehem si në shtëpi këtu.

Jemi një familje e vërtetë. Kam marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë, veçanërisht me Mahrez, Bernardo Silva, Ruben Dias por edhe me Ederson, Gabriel Jesus dhe Fernandinho.

Shokët e skuadrës më kanë ndihmuar të përmirësohem shumë. Ne të gjithë kemi një synim, të fitojmë sa më shumë trofe”, kështu është shprehur portugezi./ h.ll/albeu.com


Shtuar 1.02.2022 15:19