Një kërkesë e Atletico Madridit e bën edhe më të vështirë kalimin e Joao Felix te Barcelona

Atletico Madrid nuk do të lejojë që Joao Felixin të kalojë sërish te Barcelona në formë huazimi pa pagesë, raporton Matteo Moretto i Relevo.

Nëse Barça dëshiron një tjetër huazim, Atletico do të kërkojë të paktën 15 milionë euro me një opsion të detyrueshëm blerjeje për vitin 2025.

Të lidhura

None found

Skuadra madrilene thuhet se e vlerëson portugezin në rreth 80 milionë euro.

Atletico Madrid është i vendosur të lërë Joao Felix të largohet herët a vonë. Ata nuk duan që 24-vjeçari të luajë më për klubin e tyre.

Barcelona potencialisht mund ta blejë sulmuesin duke i ofruar Atleticos, Ferran Torres ose disa nga lojtarët e tjerë. Gjithsesi, është e paqartë nëse Blaugranasit do të shkojnë për portugezin në formën e tij jombresëlënëse.

Joao Felix ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë tri asistime në 20 paraqitje deri më tani për katalanasit. /Telegrafi/


Shtuar 24.12.2023 22:43