Eros Grezda njoftoi se do të marrë pak kohë pushim nga futbolli duke u tërhequr përkohësisht pas largimit nga Rudes.
Sulmuesi shqiptar, pas disa vitesh të vështira ku nuk po gjente formën e tij më të mirë, vendosi të bëjë një pauzë.
Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare ndezi shpresat e shumë shqiptarëve të cilët shihnin tek ai një anësor tipik modern që do të bëhej ylli i ri i kuqezinjve për vitet në vazhdim.
Shkëlqeu në Kroaci me Osijek për t’u transferuar më pas te Rangers, aty ku nisi edhe rënia e tij.
Tania i po shijon jetën jashtë futbollit dhe me sa duket nga Instagrami i tij, ai ka mbërritur në Tiranë.
Nuk dihet ende arsyeja e rikthimit të tij në kryeqytet, por udhëtimet e shpeshta në vende të ndryshme janë karakteristikë e Eros Grezdës në vitet e fundit.