Një emër mjaft i njohur, ky do të jetë trajneri i ri i Tottenahmit (FOTO LAJM)

eSky Sport Italia raporton se Paulo Fonseca do të jetë trajner i ri i Tottenham Hotspur, ndërsa mësohet gjithashtu se ai do të firmosë një kontratë tre-vjeçare, shkruan Albeu.com.

48-vjeçari mbajti detyrën e Romës nga 2019-20, duke arritur në gjysmëfinalen e Europa League dhe duke përfunduar e shtata në Serie A këtë sezon mes një liste të madhe të problemeve të dëmtimit.


Ndërkohë, ish-drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici pritet të jetë drejtori sportiv te Spurs. /albeu.com/


Shtuar 9.06.2021 21:52