Nico Williams është shumë pranë një transferimi të madh në Bundesliga, pasi Bayern Munich ka nisur hapat konkretë për ta sjellë anësorin e Athletic Bilbaos në Allianz Arena.
Më herët ishte raportuar se klubi bavarez e konsideron 22-vjeçarin një përforcim prioritar për repartin ofensiv.
Sipas “Sky Sport”, drejtuesit sportivë të Bayernit, Max Eberl dhe Christoph Freund, kanë zhvilluar tashmë një takim fillestar me përfaqësuesit e lojtarit.
Vetë Williams ka shprehur gatishmërinë për të kaluar te gjigantët gjermanë dhe ka kërkuar një pagë prej rreth 20 milionë eurosh në vit.
Klauzola e lirimit në kontratën e tij me Athletic Bilbao vlerësohet të jetë 58 milionë euro.
Bayerni është duke analizuar të gjitha aspektet ekonomike të marrëveshjes, ndërsa drejtuesit besojnë se Williams mund të jetë një nga pikat kyçe në rikonstruktimin e skuadrës për sezonin e ri.
Lëvizja e mundshme shihet si një sinjal i qartë i ambicieve të klubit për të rikthyer dominimin në Gjermani dhe për të qenë më konkurrues në arenën evropiane.