Mallkimi i Harry Kane ndjek Bayernin, bavarezët e pësojnë pas 12 viteve nga sulmuesi anglez

Bayern Munich mbyll një sezon pa trofe pas 12 viteve. Eleminimi nga Champions League prej Real Madrid, i hoqi bavarezëve mundësinë e fundit për të fituar diçka nga ky edicion futbollistik.

Harry Kane po ashtu mbylli tjetër sezon pa kupë. Kujtojmë se 30-vjeçari nuk ka fituar asnjë në karrierën e tij.

Largimi nga Tottenham te Bayerni, mendohej se do sillte suksese me skuadrën për Kane.

Asgjë nuk rezultoi ashtu, madje sulmuesi anglez mund të thuhet se rezultoi ters me ardhjen e tij.


Shtuar 9.05.2024 20:41