Ngo’o tregon gjurin e dëmtuar, tifozët bardh e blu kapen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Goli i Redon Xhixhës i dhuroi një tjetër fitore në derbin Tiranës. Ekipi kryesues mposhti 2-1 “armiqtë” e përjetshëm të Partizanit, duke thyer për herë të dytë radhazi ekipin e Orges Shehit.

Festë bardheblu në fund, me lojtarët dhe stafet teknike të Tiranës që nxituan të shijonin momentin e bukur përballë tribunës ku ishin vendosur “Tirona Fanatics”.

Tensioni dhe përplasjet brenda llojit nuk munguan, siç dallohet në videon e mëposhtme, por gjithçka kaloi shpejt dhe tifozët bardheblu u rikthyen duke festuar triumfin ndaj Partizanit.

Michael Ngoo iu afrua golit në minutat e fundit, por u ndal nga Aldo Teqja. Bomberi anglez pësoi një dëmtim dhe u largua nga fusha, teksa dallohet në foto se ka probleme në gjurin e tij.


Shtuar 23.12.2021 22:47