Tragjedia e ndodhur në Indonezi është një nga ngjarjet më të trishta të ndodhura ndonjëherë në futboll, teksa 180 individë janë raportuar të vdekur, ndërsa disa të tjerë të lënduar.
Për këtë tragjedi UEFA ka marrë vendimin që përpara çdo ndeshje të kësaj jave do të mbahet 1 minutë heshtje në kujtim të viktimave që humbën jetën në stadiumin “Kanjuruhan” në Indonezi.
Champions League, Europa League, Conference League dhe para play-off-it në Kupën e Botës për femra do të mbahet një minutë heshtje përpara fillimit të sfidave.
A moment of silence will be held prior to kick-off at all UEFA matches this week, in memory of the victims of the tragic events at Kanjuruhan Stadium in Indonesia.
— UEFA (@UEFA) October 4, 2022