“Pasojat e refuzimit tim mund të kenë efekte kërcënuese”, çfarë formulari plotësojnë mësuesit para vaksinimit

Ditën e sotme në Fier ka nisur procesi i vaksinimit të mësuesve, duke u bërë edhe qyteti i fundit që mbyll të gjithë qarqet ku ka nisur vaksinimi mbrojtës ndaj COVID-19 tek mësuesit.

Në katër ditët e para të këtij procesi janë vaksinuar 7.25% e mësuesve në të gjithë vendin.

Ndërkohë albeu.com ka zbuluar pyetjet në formularët që kanë plotësuar mësuesit para se t’i nënshtrohen procesit të vaksinimit.

Por ajo që bie më shumë në sy është forma e sofistikuar e “presionit” që i bëhet mësuesve me pikën e fundit të shtesës në formular ku flitet për efektin e mosvaksinimit.

“Pasojat e refuzimit tim për t’u vaksinuar ndaj COVID-19 mund të kenë efekte kërcënuese për shëndetin dhe jetën, për mua dhe personat me të cilët unë kam kontakt, përfshirë këtu: të gjithë personat në institucionin shëndetësor ku unë shërbej, bashkëpunëtorët e mi, familjarët e mi, komunitetin ku unë jetoj”

Ndër të tjera mësueset gra dhe vajza janë pyetur nëse planifikojnë të mbeten shtatzënë ose nëse po ushqejnë me gji. /albeu.com/

Shtuar 17.03.2021 03:03