Joan Laporta ka befasuar me fjalët e tij për Esport3. Numri 1 i Barcelonës deklaroi se Neymar ka kontaktuar klubin e Barcelonës duke shprehur dëshirën për t’u rikthyer në Camp Nou.
Neymar ishte gati që të ribashkohej me Messin, por Neymar nënshkroi marrëveshje të re me PSG-në dhe kthimi në Barçë dështoi.
“Po, ne tentuam të nënshkruajmë me Neymarin përsëri”.
“Ai na kontaktoi dhe donte të vinte”, tregoi Laporta.
Neymar e nënshkroi marrëveshjen e re me PSG-në në maj, e cila do ta mbajë atë në kryeqytetin francez deri në verën e vitit 2025. /albeu.com/