Newcastle bën ofertën e dytë për yllin e Licesterit, ofron 50 milion funte

 Newcastle ka bërë ofertën e dytë prej 50 milion funtesh për mesfushorin e Licesterit, James Maddison.

“Magjistarët” janë në pritje të një përgjigjeje për ofertën e tyre të përmirësuar për 25-vjeçarin, pasi oferta e parë e tyre prej 40 milion funtesh u refuzua në fundjavë.

Licesteri besohet së e vlerëson Maddison rreth 60 milion funte.

Nëse oferta e Newcastle do të pranohej, Medisson do të bëhej nënshkrimi rekord i klubit, duke eklipsuar 40 milion funtet që i paguan Hoffenheim për Joelinton në korrik 2019./albeu.com


Shtuar 1.08.2022 21:14