Coutinho i ofrohet Newcastle dhe Tottenham

Philippe Coutinho është një nga futbollistët që vështirë se llogaritet për Xavi Hernandez dhe për të cilin FC Barcelona mund të kursejë më shumë para për sa i përket rrogës për t’i lënë vend inkorporimeve dhe për t’i përshtatur ato në parametrat e kërkuar nga LaLiga.

Kjo është arsyeja pse klubi i Barçës po e ofron lojtarin brazilian në Premier League  ku ka klube me muskuj ekonomik për të përballuar kartonin e brazilianit.

Sipas Daily Mail, Barça ka ofruar ‘Cou’ për Tottenham dhe Newcastle . 29-vjeçari mbërriti pikërisht në janar 2018 nga futbolli anglez pasi Barça pagoi 120 milionë plus 40 variabla për Liverpool-in . /albeu.com


Shtuar 21.12.2021 15:03