Bayern eliminohet nga Leverkusen në Kupën e Gjermanisë. Kampionët e Bundesligës fituan 1-0 në Allianz Arena.
Skuadra e Kompany mbeti me dhjetë lojtarë në minutën e 17-të për shkak të kartonit të kuq të dhënë ndaj Neuer për një faull ndaj Frimpong.
Më pas Aspirinat arritën në çerekfinale falë golit të Tella-s, i cili erdhi në lojë në vend të të dëmtuarit Schick dhe shënoi me kokë në minutën e 69-të.
Në ndeshjet e tjera, humbje për Freiburg, i cili u mund 3-1 në fushën e Arminia Bielefeld, klub i kategorisë së tretë.
Mbrëmje pa problem për Shtutgartin, i cili triumfoi në Regensburg: 3-0 me golat e Millot (10′), Chase (19′) dhe Woltermade (61′). Werder Bremen buzëqesh në minutën e 94-të, mund 1-0 Darmstadt falë golit të Jung.