Nëna e Ronaldos flet për të ardhmen e yllit portugez

Nëna e Cristiano Ronaldos, Maria Dolores beson se djali i saj mund të luajë në nivelin më të lartë të futbollit edhe për disa vite të tjera.

Ronaldo aktualisht është me kombëtaren portugeze në Euro 2020 dhe ka shënuar dy herë në fitoren e tyre në ndeshje e parë të grupeve ndaj Hungarisë.

Megjithatë, thashethemet kanë sugjeruar që Ronaldo mund të kërkojë të largohet nga Juventusi këtë verë pas përfundimit të Euro 2020.

Për të ardhmen e sulmuesit portugez është pyetur edhe nëna e Ronaldos, Mario Dolerers, e cila nuk ka hezituar t’i përgjigjet mediave italiane.

“Cristiano është në gjendje të mirë, ai do të luajë edhe tre vjet të tjera”, ka thënë Dolores për gazetën italiane Gazzetta dello Sport.

Ndryshe, Ronaldo është lidhur me një kthim të mundshëm në Manchester United ose Real Madrid, ndërsa Paris Saint-Germain është gjithashtu në garë për nënshkrimin e tij.


Shtuar 18.06.2021 17:06