Në situatë problematike te Schalke, Mustafi drejt Turqisë

Eksperienca te Schalke 04 nuk po shkon ashtu sic ishte menduar për Shkodran Mustafin.

Gjendja kritike e klubit, por edhe performanca aspak e mirë e mbrojtësit, si brenda dhe jashtë fushe po dërgojnë lojtarin drejt një largimi më të shpejtë nga se ishte menduar.

Sipas mediave gjermane, Mustafi mund ti bashkohet Ozil te Fenerbahce.

Mbrojtësi mund të kalojë si lojtar i cili gjatë afatit kalimtar të verës, pasi kontrata me klubin atual është vetëm 1 vjecare. /albeu.com/


Shtuar 5.04.2021 11:47