“Urime Vjosa Osmani”, Rita Ora uron publikisht presidenten e re të Kosovës

Urimet për postin e ri të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmanit kanë ardhur edhe nga personazhe të njohur të botës së artit, përveç atyre të politikës.

Mes tyre nuk ka munguar dhe një reagim nga ana e Rita Orës, e cila ka uruar Osmanin me një fotografi të postuar në llogarinë e saj në “Instagram”.

“Urime Vjosa Osmanit, Presidentja e re e Kosovës”, ka shkruar Rita përkrah fotos së Vjosës.

Kujtojmë që gjithashtu dhe Gashi reagoi mbrëmjen e djeshme për zgjedhjen e presidentes së re.

“Vjosa Osmani përgëzime, shumë krenar me ty”.

Ndër personazhet e tjerë që e kanë uruar ka qenë dhe Era Istrefi. “E ardhmja do të jetë e ndritur. Urime për Kosovën. Nuk mund të jem më krenare”.- shkruan ajo.

Kujtojmë që Vjosa  Osmani është gruaja e dytë që mori drejtimin e shtetit, pas Atifete Jahjagës.


Shtuar 5.04.2021 11:47