Në Londër merret i mirëqenë kalimi i Rudiger te Real Madridi

Burime pranë TodoFichajes konfirmojnë se brenda Chelsea-t e marrin si të mirëqenë largimin e Antonio Rüdiger te Real Madridi. Reprezentuesi gjerman përfundon kontratën e tij verën e ardhshme dhe ka refuzuar të gjitha ofertat e bëra nga “Blutë” deri më sot.

Edhe Bayern Munich dhe PSG kanë shfaqur interes për qendrën por më në fund futbollisti ka vendosur për projektin e bardhezinjve. Real Madrid do të përsërisë të njëjtën formulë të përdorur me David Alaba.

Në çdo rast, ardhja e Rüdiger është mbyllur totalisht dhe ai do të nënshkruajë një kontratë për 4 sezone me një tarifë prej 11 milionë euro për secilin prej tyre. /albeu.com


Shtuar 27.12.2021 16:20