Në Itali po prejektohet shkëmbimi i befasishëm, Bernadeschi – Romagnoli

Ka spekulime që Juventus dhe Milan mund t’i shkëmbejnë Federico Bernadeschin me Alessio Romagnolin.

Dy lojtarët kanë dështuar të jenë titullar këtë edicion dhe kontrata iu skadon në qershor të vitit 2022.

Sipas Goal, dy klubet janë duke konsideruar shkëmbimin mes dy lojtarëve.

Romagnoli humbi pozitën te Fikayo Tomori edhe pse vazhdon të jetë kapiten i skuadrës.

Nga ana tjetër, Bernadeschi te Juventus ka luajtur në shumë pozita nga sulmues në mbrojtës, si qendërmesfushor dhe së fundmi si mbrojtës i krahut.

Nëse shkon në Milan, italiani do mundet të luajë më rregullisht në pozitën që i përshtatet, si pjesë e treshes mbrojtëse qendërsulmuese.

Kjo nuk është hera e parë që dy klubet synojnë këtë shkëmbim, ngase kishte diskutime edhe edicionin e kaluar.

Dy lojtarët gjithashtu përfaqësohen nga i njëjti agjent, Mino Raiola.


Shtuar 7.04.2021 10:44