Kundërshtuan dhe dhunuan punonjësit e policisë, arrestohet babë e bir në Berat

Policia e Beratit ka arrestuar dy persona pasi kanë kundërshtuar dhe dhunuar punonjësit e policisë.

Policia bën me dije se u arrestua B. Q., 44 vjeç dhe B. Q., 19 vjeç, të dy banues në lagjen Çlirim, Berat pasi në vendin e quajtur “Dogana”, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në pikën e kontrollit, nuk kanë pranuar të tregojnë dokumentacionin e mjetit dhe i kanë kundërshtuar ata me dhunë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.


Shtuar 7.04.2021 10:48