Sulmuesi i Real Madridit, Eden Hazard është ndarë i kënaqur me ardhjen e trajnerit Carlo Ancelotti.
Tekniku italian mori drejtimin e “Los Blancos”, duke nënshkruar kontratë trevjeçare me “Los Blancos”.
Ancelotti në konferencë për media vlerësoi lartë belgun, derisa edhe ky i fundit është ndarë i lumtur me ardhjen e trajnerit.
“Të gjithë në Madrid e dinë çfarë Ancelotti i ka sjell klubit. Me këtë grup ka fituar Ligën e Kampionëve dhe i njeh shumë lojtarët. E dimë që është trajner me eksperiencë”.
“Besoj që se bashku mund të bëjmë gjëra të mirë”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Ancelotti gjithashtu konfirmoi se duhet ta redaktojnë skuadrën