Nëse përmendim Mike Tyson, na vjen si imazh në kokën tonë një boksier i fuqishëm që nuk kishte kundërshtarë.
Ndërsa sot, po ta shohësh, Tyson është komplet tjetër nga ai çka ne jemi mësuar të shohim, edhe pse mosha ka ndikuar. Legjenda e boksit ka zbuluar se vuan nga një sëmundje e quajtur Sciatica (shiatiku).
Problemet me këtë sëmundje për numrin një të boksit u shtuan muajin e kaluar kur madje u fotografua në aeroport në një karrige me rrota dhe një bastun që e mbante në dorë.
Në një intervistë për “Newsmax TV”, Tyson sqaroi gjithçka në lidhje me shëndetin e tij.
“Unë kam dhimbje të nervit shiatik herë pas here. Kur ndodh, unë nuk mund të eci. Falë zotit është i vetmi problem shëndetësor që unë kam. Tani unë jam më mirë”, është shprehur Mike Tyson./ h.ll/albeu.com