Për të mos mjaftuar humbja ndaj Real Betis, Roma ka humbur gjithashtu edhe një lojtar të rëndësishëm për disa javë, atë të Zeki Çelik i cili u dëmtua që në minutën e katërt.
Në një tentativë për të larguar topin, Mancini goditi me shqelm shokun e ekipit të tij në kavilje dhe stafi mjekësor zbarkoi menjëherë në fushë për t’i dhënë ndihmën mjekësore.
“Duhet të jemi optimistë, por në rastin e Çelik ndjesitë nuk janë aspak pozitive. Mjekët i druhen një dëmtimi që mund të kërkojë shumë kohë për rikuperim, por vetëm në ditët e ardshme do të mësojmë më shumë”, u shpreh Mourinho. /h.ll/albeu.com