Ndodh në Kosovë: Pagoi mbi 100 mijë euro për t’u transferuar te Ajax, mashtrohet lojtari

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosovë. Një lojtar ka rënë pre e mashtrimit me premtimin se do të transferohej te klubi legjendar, Ajax.

Bëhet fjalë për një lojtar nga Prishtina siç raporton Gazeta Sinjali përmes burimeve të veta brenda Prokurorisë, tashmë kanë nisur hetimet lidhur me rastin të cilin e ka denoncuar vetë 18-vjeçari i cili luan futboll aktiv për njërin nga ekipet më të njohura në Prishtinë.

18-vjeçari pretendon se i ka dhënë të dyshuarit mbi 100 mijë euro para të ndara në disa pjesë, por ky tranferim nuk ndodhi kurrë.

Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Mashtrim’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari./ h.ll/albeu.com


Shtuar 6.10.2022 17:32