Kaos, trazira dhe reagime, ndeshja mes Greqisë dhe Kosovës ishte një “luftë” (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme është luajtur sfida e vlefshme për grupin 2 të Nations League mes Greqisë dhe Kosovës e cila përfundoi me rezultatin 2-0 për vendasit.

Golat e kombëtares greke kanë ardhur në minutën e 71-të nga Giakoumakis dhe në minutën e 98-të nga Mantalos.

Rezultati i ndeshjes nuk ishte ai që tërhoqi shumë vëmendje, por ishin trazirat e krijuara nga tifozeria vendase. Gjithçka nisi kur himni i kombëtares së Kosovës filloi, ku tifozët e Greqisë filluan të fërshëllenin.

Provokimi vazhdon duke shpalosur një pankartë të madhe, ku shfaqet harta e Kosovës me flamurin e Serbisë. Situata filloi të përshkallëzohej kur tifozët grekë kanë goditur me gurë dhe sende të fortë në drejtim të tifozerisë së Kosovës.

Për të mos u mjaftuar me kaq, tifozët e kombëtares së Greqisë filluan të hidhnin flakadanë në drejtim të tifozëve të pranishëm për të mbështetur kombëtaren e Kosovës. Situata u bë shumë e nxehtë dhe loja u ndërpre nga gjyqtari kryesor. Disa lojtarë të kombëtares së Kosovës kanë shkuar te arbitri kryesor duke kërkuar me patjetër që ndeshja të ndërpritej pasi situata kishte përshkallëzuar.

I pari që reagoi ishte sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Muriqi, i cili shkoi tek arbitri duke i thënë “ Duhet ta ndalojmë këtë m*t ndeshjeje”.

Pas përfundimit të ndeshjes, kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.

“Nuk e besoj se ka qenë problem situata e flakadanëve. Në fushë jemi profesionist. Ato janë të rrezikshëm në momentin që prekin në trupin e ndonjërit.

Trajneri i tyre më shau kur unë protestova te gjyqtarët. I thashë se një trajner nuk duhet të ofendojë një futbollist, por le të mbetet në ndërgjejen e tyre”, tha lojtari i Napolit.

Lajmi i mirë është se askush nga tifozeria e Dardanëve nuk u lëndua. Këtë gjë e ka konfirmuar një anëtar i Dardanëve duke thënë se askush prej tyre nuk ishte lënduar./ h.ll/albeu.com


Shtuar 13.06.2022 10:21