Ndeshje dramatike në “Allianz Stadium”, Juventusi me 10 lojtarë mposht Interin dhe mban gjallë shpresat për Champions (VIDEO)

Ka përfunduar “Derby d’Italia” ndërmjet Juventusit dhe Interit në “Allianz Stadium”.

“Bianconerët” arritën të shënojnë të parët në min 24’ kur Cristiano Ronaldo shënoi nga pika e bardhë e penalltisë edhe pse fillimisht topi u prit nga Handannovic.

Mirëpo, Interi arriti të shënojë pas 10 minutash përmes një penalltie e cila u akordua në favorin e tyre.

Në minuntën e 35’ Romelu Lukaku u tregua i saktë  për të barazuar gjithçka në “Allianz Stadium”.

Por, kur u mendua se gjithçka do të përfundonte, pas një aksioni të mirë, shënoi Juan Cuadrado ne min 45+3 për ti dhënë avantazhin skuadrës me një gol tejet të rëndësishëm në një moment të duhur.

Në pjesën e dytë, Juventusi mbeti pa një lojtar pasi Rodrigo Bentancur u përjashtua nga loja pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për një ndërhyrje të dyshimtë ndaj Romelu Lukakut.

Ndërsa Interi barazoi sërish në minutën e 85′ pas një konsultimi të gjatë me VAR ku goli u regjistrua si autogol i Chiellinit.

Por kur u mendua se gjithçka përfundoi, në min 86 u akordua penalti për Juventusin pas një depërtimi të Cuadrados.

I saktë nga pika e bardhë u tregua Juan Cuadrado i cili shënoi në min 87′.

Rezultati përfundimtar, Juventus 3-2 Inter.


Shtuar 15.05.2021 20:01