Ndeshja me Shqipërinë, Southgate: Luan me topin dhe janë të organizuar

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka dalë në konferencë për shtyp, në prag ndeshjen me Kombëtaren e Shqipërisë.

Sfida ndaj Shqipërisë dhe stadiumi? “Do të jetë një test i rëndësishëm, kanë një trajner italian me shumë eksperiencë. Luajnë me skemën 3-5-2 dhe do të shikojmë si do të përshtaten ndaj nesh. Ata luajnë mirë me topin dhe janë të organizuar, por do të bëjmë maksimumin për të fituar ndeshjen.

Kam dëgjuar që ata kanë pasur probleme me fushën njësoj siç ka ndodhur me “Ëemblin” kur u hap. Kanë punuar shumë për ta rregulluar fushën dhe besoj se do të jetë më e mirë seç ishte kur stadiumi u inaguruar”, u shpreh ndër të tjera trajneri i Anglisë. /albeu.com/

Shtuar 27.03.2021 04:03