Pamje apokaliptike! Shembet ndërtesa 10 katëshe, kaq viktima u gjendën nën rrënoja (FOTO LAJM)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kajro mëngjesin e sotëm ku një ndërtesë e madhe prej 10 katësh është shembur.

Burimet nga mediat vendase bëjnë me dije se deri tani dyshohet për të paktën 8 viktima.

Numri i të plagosurve raportohet 29, ndërsa autoritetet po vazhdojnë të kërkojnë për të bllokuarit në rrënoja.

E para që u shpëtua nga rrënojat ishte një vajzë gjashtë-vjeçare, prindërit e së cilës janë zhdukur.

Të plagosurit u dërguan në dy spitale në Kajro dhe qeveria tha se kishte ngritur një komitet teknik për të inspektuar ndërtesat pranë dhe për të përcaktuar nëse ishin dëmtuar nga shembja.

 


Shtuar 27.03.2021 16:31