Tërmeti godet Italinë dhe Kroacinë, ja ku ishte epiqendra (FOTO LAJM)

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 4.1 ka goditur në Detin Adriatik midis Kroacisë dhe Italisë, pasditen e sotme.

EMSC njofton se lëkundjet e tërmetit u ndjenë rreth orës 14:01, ndërsa epiqendra u regjistrua 68 km nga qyteti bregdetar italian i Vieste, 169 km në veriperëndim të Barit dhe 117 kilometra në jug të qytetit kroat të Split.

Ka pasur njoftime që tërmeti jo vetëm që është ndjerë në Itali, por edhe në ishujt kroatë dhe në Split, Trogir, Omiš, Makarska dhe Imotski.

 

 

Shtuar 27.03.2021 04:03