Ndeshja e radhës me Anglinë, Low pret një ndeshje tjetër nga skuadra e tij

Përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Low ka folur për ndeshjen e radhës ndaj Anglisë.

Dje, Gjermania me barazimin ndaj Hungarisë u kualifikua në fazën e 1/16, aty ku do takohet me Anglinë.

Low tha se me Anglinë do pret një ndeshje shumë të hapur.

“Hungaria e parkoi autobusin, me të gjithë prapa topit, duke hyrë në çdo duel dhe kundër Anglisë do jetë ndeshje totalisht ndryshe”.

“Ata luajnë në shtëpi, ata duan të sulmojnë. do jetë ndeshje e hapur”.

“Duhet të përmirësohemi, jemi në dijeni dhe duhet të jemi të kujdesshëm, sidomos në disa pjesë. Nuk duhet të përsërisim gabimet. Ndaj Anglisë do jetë ndryshe dhe jemi duke shikuar përpara”, deklaroi ai.

Ndërkohë, ndeshja mes Anglisë dhe Gjermanisë zhvillohet të martën në “Wembley”.


Shtuar 24.06.2021 09:05