Ndeshja e legjendave të Marseille, mes tyre edhe një shqiptar (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme u luajt miqësorja midis legjendave të Marseille dhe ekipit të UNICEF ku u mbyll me rezultatin 7-4.

Mids legjendave si Didier Drogba,Ravanelli,Robert Pires,Desailly , Djibril Cisse, Nasri etj., u vu re dhe prezenca e ish-kapitenit së Shqipërisë, Lorik Cana.

Rikujtojmë se Lorik Cana ka luajtur për ekipin francez gjatë viteve 2005-2009, ku madje ka mbajtur dhe shiritin e kapitenit.

Cana ka qënë një nga lojtarët më të mirë të Marseille në atë kohë, ku ka zhvilluar 122 ndeshje dhe ka shënuar 6 herë. /albeu.com


Shtuar 14.10.2021 10:25