Klubi i Tiranës ka bërë një mesazh ngushëllimi në faqen zyrtare në Facebook për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit Sadik Struga në moshën 88-vjeçare.
Ish-mbrojtësi i djathtë luajti në vitet 50’ me bardheblutë.
Postimi i klubit bardheblu
“Klubi i Futbollit Tirana shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Sadik Struga. Klubi i bashkohet dhimbjes së familjarëve dhe shpreh nderimet për figurën e ish futbollistit i cili dha një kontribut të madh për sportin. Ai mbajti veshur fanellën e Tiranës si mbrojtës i djathtë në vitet ’50”.