22-vjeçarja e intubuar tek Infektivi sjell në jetë foshnjën

Një vajzë vetëm 22-vjeç i është nënshtruar një operacioni cezarian për të sjellë në jetë fëmijën e saj tek Infektivi ditën e sotme.

E reja është në gjendje të rëndë, e intubuar ndërsa mjekët janë detyruar të ndërhynë edhe pse ajo ishte në muajin e tetë të shtatzënisë.

Ky nuk është rasti i parë që mjekët e spitaleve Covid, bashkëpunojnë me ata të maternitetit “Koço Gliozheni”.


Shtuar 11.03.2021 16:40