Rey Manaj mbajti shiritin e kapitenit mbrëmjen e sotme në derbin ndaj Kayserispor, ku skuadra e Sivassporit triumfoi me rezultatin 2-1.
Kjo përballje ishte e vlefshme për javën e fundit të kampionatit, teksa me shumë gjasa do të jetë edhe ndeshja e fundit e Manajt me Sivassporin.
Shqiptari arriti të shndërrohej në një idhull të tifozerisë bardhekuqe, ku në 33 ndeshje të kampionatit realizoi 18 gola si dhe asistoi 3 herë.
Ofertat në merkato do të jenë të shumta për sulmuesin 27-vjeçar, i cili pritet të bëjë një kapërcim të rëndësishëm në karrierën e tij.
Për sa i përket Sivasporit, skuadra e sulmuesit lushnjar, arriti të grumbullonte 54 pikë në 38 javë, duke u renditur në vendin e gjashtë.