Sot Italia mund të bëjë një hap vendimtar drejt Kupës së Botës në Katar. Sot, kundër Zvicrës, kampionët në fuqi të Europës mund të nisen në rrugën që katër vite më parë u bllokua nga Suedia në natën fatkeqe të shortit të San Siros.
Dhe pikërisht sot Gian Piero Ventura , trajneri që më pas nuk arriti të kualifikohej, njoftoi tërheqjen e tij përfundimtare:
“Kam vendosur të ndaloj . Nuk dua të përballem më me biseda në fushë”, tha ai për Tuttomercatoweb.
“Pas tridhjetë e shtatë vitesh futboll me kaq shumë kënaqësi dhe disa momente negative, mendoj se është e drejta ime të rifilloj jetën time. Vitet kalojnë, dua ta shijoj jetën.I uroj Mancinit një fat të mirë që të shkojë në Kupën e Botës dhe ta fitojë atë”, përfundon Ventura. r.t/albeu.com