Deportivo Alaves ka arritur të mposht Atletico Madridin me rezultat 1-0.
Vendasit e nisën ndeshjen në mënyrë perfekte dhe arritën të realizojnë përmes Victor Laguardia.
Pas një krosimi Laguardia u gjend më së miri në zonë dhe realizoi bukur me kokë.
Në vazhdim Madrlinët morrën iniciativën, megjithatë pjesa e parë u mbyll 1-0.
Pjesa e dytë i takoi totalisht Atleticos ku gjatë kësaj periudhë bënë plotë 10 tentime në portë.
Ekipi i Diego Simeones përkundër rasteve nuk arrit të gjej golin dhe kështu pësojnë humbjen e parë këtë edicion në La Liga.
Kjo është fitorja e parë për Alaves këtë edicion që tani kanë tre pikë në tabel, kurse Atl Madrid mbetet në kuotën e 14 pikëve.